Stoa
Stoa

Rregulla te pergjithshme

Për ne jeni të rëndësishëm. Ne vijmë nga rrugë të ndryshme, kemi histori, ide dhe kultura të ndryshme. Stoa ju fton të bashkohemi dhe të ndajme identitetin tonë me njëri tjetrin. Çdo veshje, çdo objekt që ju vendosni të publikoni përfaqëson një moment tuajin, një kujtim, një gjykim të gabuar të momentit. Të gjithë kanë të drejtën për një mundësi të dytë, jepi një mundësi të dytë xhevahireve të tua.

Si te shesimSi te blejme

1. Ne në Stoa i kushtojmë rëndësi krijimit të një komuniteti gjithëpërfshirës

Prandaj e bazojmë bashkë egzistencën tonë në tre rregulla bazë:

Standartet Sociale

Për ne është e rëndësishme ta trajtojmë njëri tjetrin si të barabartë. Vlerësojmë mënyrën e komunikimit dhe dënojmë gjuhën abuzive dhe diskriminuese.

Ndihma

Ne jemi këtu për ju. Kërkesat tuaja janë përparsia jonë prandaj ndihuni të lirë të na kontaktoni në çdo moment për çdo paqartësi që mund të keni.

Siguria

Stoa ka në qëndër të vëmendjes sigurinë dhe interesin tuaj për këtë arsye ka zgjedhur të mbroj përdoruesit e saj nëpërmjet sistemeve të dyfishta të kontrollit. Përveç kësaj Stoa ka vendosur një sistem vlerësimi i cili do të shërbejë në evidencimin e përdoruesve jokorrekt. Nëse ju ndiheni të pasigurt ju ftojmë të raportoni çdo përdorues që nuk i përmbahet rregullave bazë të komunitetit tonë. Raportimi i përdoruesve dhe verifikimi i reklamimeve do të çojë në përjashtimin e përdoruesve jokorrekt të platformës.

2. Kriteret e raportimit të përdoruesve:

Korrektësia

Çdo përdorues, shitës apo blerës ka të drejtën të raportojë palën e kundërt në momentin që ky i fundit nuk përgjigjet për produktin e shitur apo të blerë. Çdo përdorues ka të drejtën të raportojë palën e kundërt kur produkti i përftuar nuk është i njëjtë me produktin e promovuar. Çdo përdorues ka të drejtën të raportojë kur gjykon se produkti i përftuar nuk është origjinal.

Informacioni personal

Stoa ka prioritet privatësinë e secilit përdorues për këtë arsye nuk do të lejohet ndarja e të dhënave personale ndërmjet përdoruesve të saj. Nëse një nga përdoruesit ju kërkon të ndani të dhëna personale ju lutem raportojeni.

Gjuha abuzive

Për ne është e rëndësishme respektimi i individualitetit të gjithësecilit për këtë arsye dënojmë çdo lloj gjuhe abuzive dhe diskriminuese.

Megjithatë vlerësimi i përdoruesve do të shërbejë dhe si një mënyrë vlerësimi për të përzgjedhur përdoruesit/shitësit më të besueshëm. Besueshmëria e përdoruesit do t'i mundësonte këtij të fundit një shikueshmëri më të lartë faqe si dhe përparësi në shfaqjen e produkteve të tij. Besueshmëria e përdoruesit është vlerësim jo status, për ne është e rëndësishme që besueshmëria të jetë e vazhdueshme.