Stoa
Stoa

Si te blejme?

Tregu i rishitjes është një treg që po shfaq gjithnjë e më shumë interes te blerësit. Jo vetëm sepse fokusohet në faktorin ekonomik por edhe sepse filozofia që mbështet si treg tenton t'i qaset vlerave morale që shoqëria jonë e konsumit po tenton të përqafojë. Konsumatorët jo vetëm në Shqipëri por në gjithë botën po shfaqin dhe po ndërtojnë zakone të reja blerjeje. Është e rëndësishme që të vlerësohet vlera e vërtetë e produkteve duke u ndërgjegjësuar për raportin cilësi/çmim. Tregu i dorës së dytë të jep mundësinë që të zgjedhësh produkte me cilësi më të mirë me çmimet e produkteve të konsumit të shpejtë duke mos anashkaluar veçantin që këto produkte ofrojnë. Tregu i produkteve të përdorura mundëson zvogëlimin e mbetjeve duke dhënë ndihmë në përmirësimin e kushteve të ekosistemit. Blerja në tregun e dorës së dytë nuk ju bën vetëm më të zgjuar në drejtimin ekonomik por ju jep mundësinë të jepni kontributin tuaj për një botë më të mirë. A nuk ndihesh njeri më i mirë tani? Stoa është një biznes i cili gjeneron të ardhurat e tij fal përdoruesve të tij, për këtë arsye për ne është shumë e rëndësishme që ju të ndiheni të kënaqur dhe të sigurt në komunitetin tonë.

1. Si të bëheni pjesë e stoapeople.com?

Të bëhesh pjesë e jona është shumë e thjeshtë, ju mjafton një adresë emaili dhe një fjalëkalim i zgjedhur nga ju. Mbasi bëheni pjesë e Stoa do t'iu kërkohen të dhënat tuaja personale si emër/ mbiemër si dhe një emër përdoruesi, i zgjedhur edhe ky nga ju. Pasi të keni plotësuar këto të dhëna në profilin tuaj do të mund të plotësoni edhe të dhënat mbi adresën tuaj. Për të respektuar privatësinë tuaj Stoa ka zgjedhur që të gjitha informacionet tuaja personale të jenë të aksesueshme vetëm nga ne dhe të gjithë transaksionet të kryhen nëpërmjet Stoa. Çdo përdorues i Stoa që do të vizitojë profilin tuaj do të ketë mundësi të shohë vetëm emrin tuaj të përdorimit, produktet tuaja të listuara si dhe produktet e shitura. Në profilin tuaj ju do të gjeni të listuar edhe të gjitha blerjet që keni kryer.

2. Si të blesh në Stoa?

Hapja e një llogarie në Stoa do të japë të drejtë të aksesosh në faqe si blerës me të drejta të plota. Faqja është e ndërtuar në seksione të ndryshme duke të dhënë mundësinë të kërkosh një produkt të caktuar në kategorinë e tij. Por nëse nuk të duhet diçka specifike por je në kërkim të diçkaje të veçantë dhe njeh një shitës që arrin të përmbushë kërkesat e tua ti mund të kërkosh direkt shitësin dhe të shohësh çfarë të rejash ka në profilin e tij.

Megjithatë nëse ti nuk je një blerës me eksperiencë ne kemi disa këshilla për ty:

• Studioje produktin për t'u siguruar që është i përshtatshëm për ty

Nëse një produkt të tërheq vëmendjen studioje produktin për t'u siguruar që është i përshtatshëm për ty. Çdo produkt ilustrohet me foto dhe një përshkrim të detajuar.

• Merr informacion për produktin

Nëse një produkt i caktuar të pëlqen por nuk je akoma i sigurt nëse është i përshtatshëm për ty kërko informacion tek shitësi. Çdo produkt do të ketë një seksion komentesh që do t'i japë mundësinë të shkëmbeni informacionin e nevojshëm.

• Ruani konfidencialitetin

Mos u mundoni të vendosni kontakte të drejtpërdrejta me shitësin. Nëse do të vendosni ta mbyllni vetë transaksionin e blerjes fatkeqësisht ne nuk do të jemi në gjendje t'iu mbrojmë në rast mashtrimesh.

• Raporto dhe reklamo brenda 48 orëve

Nëse ke blerë nëpërmjet Stoa dhe produkti i blerë nuk është i njëjti apo shfaq një problem, raporto dhe reklamo brenda 48 orëve. Skuadra jonë do të marrë të gjitha masat të përgjigjet në kohë.

Nëse ju keni përzgjedhur një artikull për blerje mjafton të klikoni "BLEJ", pas kësaj sistemi i Stoa do t'iu kërkojë të vendosni adresën ku dëshironi që produkti të vijë. Tarifa e shpërndarjes do të përfshijë pas përcaktimit të adresës. Shitja do të shoqërohet nga një numër identifikimi unik. Çdo porosi e vendosur nuk mund të anullohet apo ndryshohet pasi ka marrë numrin e identifikimit.

Menjëherë pas vendosjes së porosisë nga ana juaj, korrieri jonë do të vendoset në kontakt me shitësin për tërheqjen e produktit. Pasi tërhiqet nga korrieri produkti magazinohet pranë Stoa nga ku inspektohet për herë të fundit nga skuadra jonë. Pas kësaj produkti paketohet nën logon e Stoa dhe dërgohet drejt blerësit final. Ju do të njoftoheni në email për numrin e identifikimit të transportit fal të cilit do të mund të ndiqni në kohë reale rrugëtimin e pakos.

3. Si do të funksionojë pagesa?

Në përfundim të transaksionit blerësit do t'i jepen disa mundësi pagese për produktin. Mundësitë e pagesës do të jenë:

  • Pagesë me kartë krediti
  • Pagesë me PAYPAL
  • Pagesë në dorë në momentin e dorëzimit

Në të gjitha rastet ndërmjetësi i këtij transaksioni do të jetë stoapeople.com. Pagesa do të ngelet në një llogari ndërmjetëse deri në 48 orë pas dorëzimit të artikullit tek klienti. Periudha prej 48 orëve është konsideruar e mjaftueshme për çdo lloj reklamimi të mundshëm nga klienti në lidhje me produktin. Nëse do të konsiderohet se reklamimet e blerësit do të jenë me vend këtij të fundit do t'i rimbursohet vlera e produktit.

4. Kur mund ta kthesh produktin?

Duke marrë parasysh se çdo produkt i listuar kalon një zinxhir kontrolli ne kemi vendosur një politikë të tillë që i lejon blerësit të kthejë produktin vetëm nëse ai është i ndryshëm nga produkti i reklamuar apo i përshkruar. Një tjetër mundësi kthimi i produktit do të lejohet nëse blerësi ka dyshime mbi autenticitetin e produktit.

5. Si funksionojnë kthimet?

Na vjen keq nëse produkti që ju keni porositur dhe ai që keni marrë në dorëzim nuk janë i njëjti. Më poshtë po ju listojmë hapat që duhet të ndiqni në rast kthimi:

1. Reklamo

Nëse doni që pakënaqësia juaj të merret parasysh reklamoni çdo defekt të produktit brenda 48 orëve.

2. Formulari i kthimit

Sapo kërkesa juaj të jetë aprovuar në emailin tuaj do të dërgohet formulari i kthimit. Plotësimi i tij është i domosdoshëm për të vazhduar hapin tjetër.

3. Kthe pakon në post

Së bashku me produktin dhe formularin e kthimit ju lutem drejtohuni pranë postës tonë partnere. Ju kujtojmë se tarifa postare e kthimit për produktin mbulohet nga ju.

4. Rimbursimi

48 orë nga marrja e produktit në dorëzim ju lind e drejta e rimbursimit. Pagesa do të kryehet në tre rrugët e përshkruara më sipër.