Informacion
1. Transporti
Ku shpërndajmë ne?
Stoa ofron shërbimin e tij në të gjithë territorin e Shqipërisë. Momentalisht Stoa ofron mundësinë e blerjes edhe në territorin e Kosovës.
| Vendi | Dorëzimi i pritshëm nga momenti i procesimit | Vlera |
|---|---|---|
| Tiranë | 24 orë | 200 Lek |
| Rrethe | 48-72 orë | 300 Lek |
| Kosovë dhe Maqedoni e veriut | 48-72 orë | 9 euro |
Numri i gjurmimit
Sapo pako të merret në dorëzim, do të pajiset me një numër identifikimi i cili do t'iu dërgohet në email. Me anë të këtij numri identifikimi do të mund të gjurmoni të gjithë rrugëtimin e pakos tuaj.
Koha e procesimit
Çdo porosi e vendosur nga ju do të tërhiqet nga partneri ynë postar dhe më pas do të inspektohet nga skuadra jonë. Çdo shitës është i detyruar të vendosë në dispozicion produktin brenda 48 orëve. Ne jemi munduar që periudha e procesimit të produktit të mos jetë më e gjatë se 12 orë nga marrja në dorëzim. Pasi produkti vlerësohet se i plotëson të gjithë karakteristikat e përshkruara do të dërgohet për tek ju.
Nëse pako paraqet mungesa ju lutemi na kontaktoni brenda 48 orëve nga marrja në dorëzim në adresën e emailit info@stoapeople.com.
2. Pagesa
Mënyrat e pagesës:
- Pagesë në dorëzim
- Pagesë me kartë krediti
- Pagesë me PAYPAL
Pagesa e përfituar nga produkti
Pasi procesi i dorëzimit të ketë përfunduar ne kemi menduar që blerësit t'i lejohet një hapësirë kohore prej 48 orësh për të identifikuar çdo parregullsi në produkt. Pasi afati i përcaktuar të jetë përmbushur ju do të përfitoni të ardhurat tuaja. Pagesa mund të përfitohet në dy mënyra:
- Në llogarinë tuaj bankare
- CASH
Sa është komisioni i Stoa?
Stoa do të mbajë një komision prej 20% për vlera deri në 12500 ALL dhe 15% për vlera mbi 12500 ALL. Çmimi i listuar në faqe do të ketë të përfshirë edhe komisionin e Stoa.
Taksat dhe detyrime doganore
Ju lutem bëni kujdes çdo produkt i porositur jashtë kufijve të territorit Shqiptar do të jetë subjekt i detyrimeve doganore të përcaktuara nga autoritetet e vendit ku drejtohet.