Si te shesim?
Mirësevini në Stoa. Faleminderit që po shfaqni interes të bëheni pjesë e platformës tonë. Qëllimi jonë është ta bëjmë pjesëmarrjen tuaj sa më të lehtë dhe të këndeshme duke ju vendosur në dispozicion të gjitha burimet tona.
1. Pse duhet të rishësesh?
Rishitja është procesi i hedhjes në treg të një produkti të dorës së dytë ose të përdorur. Aftësia e të kuptuarit si mund të përfitosh të ardhura nga rishitja mund të jetë një bonus. Rishitësit kanë orare fleksibël. Stoa mund të bëhet modeli i përshtatshëm i biznesit për ty që kërkon diçka ekstra. Ekstra nuk është asnjëherë keq jo vetëm për ata që duan diçka më shumë se të ardhurat që kanë por edhe për ata që duan të pastrojnë garderobën për t'i lënë vend gjërave të reja.
2. Pse Stoa?
Ne jemi një platformë e re online e dedikuar për ta bërë procesin e rishitjes sa më të thjeshtë dhe komod. Nuk do t'iu duhet të ngriheni nga kolltuku i shtëpisë suaj për të shitur sendet tuaja dhe nuk do t'iu duhet të lëvizni sa për të kërkuar xhevahire të vogla. Premtojmë të jemi aty për ju. Përveç shkurtimit të zinxhirit nga konsumatori tek klienti ne jemi siguruar që midis të dyve të ketë një komunikim të vazhdueshëm tek seksioni i komenteve.
3. Si mund të rishësesh?
Rishitja nuk ka qënë kurrë më e thjeshtë. Stoa është kujdesur të përmbushë të gjitha kërkesat tuaja. Puna juaj kërkon vetëm pak hapa:
3.1 Hap llogarinë tënde në Stoa.com
Hapja e llogarisë do t'iu mundësojë të krijoni një profil fal të cilit mund të menaxhoni shitjet dhe blerjet tuaja.
3.2 Ngarkoni produktet tuaj
Ngarkimi i produktit është menduar të jetë sa më i lehtë, ju do t'iu duhen vetëm disa klikime, foto të qarta të produktit dhe një përshkrim sa më i qartë i produktit. Ngarkimi i produktit do të kalojë në një kontroll për t'u siguruar që përshkrimi dhe foto përputhen. Aprovimi i produktit zgjat deri në 24 orë. Qëllimi jonë është të mbrojmë si shitësin edhe blerësin.
3.3 Shite
Në momentin që produkti shitet puna jote bëhet edhe më e lehtë. Një nga korrierët tanë do të vijë në adresën tuaj të tërheqë produktin, i cili më pas do të kalojë një kontroll cilësie për të mbrojtur të dyja palët si shitësin por edhe blerësin.
3.4 Pagesa
Arketo pagesën tënde brenda 48 orëve nga momenti i marrjes në dorëzim të produktit nga klienti.
4. Si të listoni produktet në stoapeople.com
Listimi i produkteve në faqen tonë është një punë që mund ta bësh me sy mbyllur. Mjafton që në profilin tuaj të klikoni butonin SHIT dhe çdo hap do të jetë i diktuar në mënyrën më të qartë të mundshme. Përpara se të vendosni të listoni produktet sigurohuni që të keni gati tre elementet kyçe të ngarkimit:
- Fotot
- Përshkrimi
- Çmimi
5. Çfarë duhet të dish kur liston një produkt?
Gjatë ngarkimit të një produkti është e rëndësishme që ta bëni sa më tërheqës për blerësin. Natyrisht që cilësia, modeli apo gjendja e mirëmbajtjes kanë rëndësinë e vetë por më poshtë po ju tregojmë disa këshilla mbi listimin.
• Kontrollojeni produktin me kujdes
Një nga tiparet që do t'iu këshillonim të përdornit me klientët tuaj të rinj është ndershmëria. Nëse produkti juaj paraqet një gërvishtje apo një njollë do t'iu këshillonim mos ta publikonit.
• Pastërtia
Sigurohuni që produkti të jetë i pastër, kjo do të ndihmonte jo vetëm në perceptimin e një imazhi më të mirë nga blerësi i mundshëm por do t'i shtonte edhe vlerë produktit. Një produkt i pastër do të zvogëlonte dyshimet për dëmtime të mundshme.
• Sa më shumë foto
Në ka një gjë që na ka mësuar koha digitale është pikërisht se imazhi shet. Një imazh sa më i qartë dhe tërheqës do ta bënte produktin tuaj më të dëshiruar. Sigurohuni që ta bëni foton e produktit në të gjitha këndet dhe sidomos detajet.
• Përshkruaj, përshkruaj, përshkruaj
Fotot janë të bukura por një përshkrim i detajuar do ta bënte blerësin të kuptonte nëse do ishte një zgjidhje e drejtë për të apo jo. Mundohuni që në përshkrim të përfshini informacione shtesë. Koha kur është blerë ose periudha që është përdorur.
• Përcakto gjendjen e produktit
Një nga tiparet më të rëndësishme sipas nesh është përcaktimi i nivelit të përdorimit të produktit. Për ne është e rëndësishme që ju të tregoheni të arsyeshëm me përcaktimin e këtij tipari pasi është vendimtar në përcaktimin e çmimit të shitjes.
• Përcaktimi i çmimit
Nëse ke dilema në përcaktimin e çmimit do të këshillonim të bazoheshit në çmimin e tregut. Është e pashmangshme që të gjithë synojmë të përfitojmë çmimin e blerjes gjatë momentit të listimit të produktit në profil por duhet të kemi parasysh se produktet konsumohen dhe mund të humbasin funksionalitetin e tyre optimal.
• Faktori kohë
Nëse ke vendosur të aktivizosh profilin tënd dhe të fillosh të rishësësh mos harro faktorin kohë. Sigurohuni që është një periudhë që mund të ketë kërkesë për atë artikull. Pra nëse do të shesësh një xhup periudha perfekte do të ishte vjeshta sepse është momenti i ndërrimit të garderobës dhe cili do nga ne vë re çfarë i mungon dhe çfarë jo.
• Grupo
Stoa ka vendosur një limit çmimi minimal i cili ka vlerën 1000 Lek. Nëse ju dispononi objekte, produkte të cilat kanë vlerë më të ulët ju këshillojmë t'i gruponi. Një shembull i përshtatshëm do të ishin veshjet e fëmijëve. Ju mund t'i gruponi në varësi të masave dhe t'i shisni si një produkt i vetëm.
6. Kontrolli i cilësisë
Për ne jeni të rëndësishëm për këtë arsye duam të sigurohemi që çdo hap i juaj të jetë i kontrolluar. Për të shmangur situata të pakëndshme Stoa ka vendosur disa hapa sigurie. Publikimi i produkteve në profilin tuaj do të kërkojë një periudhë deri në 48 orë, kjo sepse ne duam të sigurohemi që secili prej produkteve të ketë përputhshmëri midis përshkrimit dhe fotove të publikuara.
Çdo produkt do të rishikohet dhe refuzohet në momentin kur:
- Artikulli i publikuar dhe ai përshkruar nuk ndajnë të njëjtat karakteristika
- Artikulli i përshkruar dhe artikulli i publikuar nuk janë i njëjti
- Artikulli i publikuar nuk paraqet një vlerësim të arsyeshëm përdorimi
- Imazhet e produktit nuk janë të qarta
- Artikulli prezantohet nga foto të shkarkuara nga interneti
- Artikulli paraqet një çmim jo të arsyeshëm
7. Çfarë do të ndodhë nëse ju doni të bëni ndryshime në listimet tuaja?
Publikimi i produkteve në profilin tuaj kalon në një zinxhir kontrolli. Për këtë arsye ne kemi vendosur që çdo ndryshim i mundshëm që ju të kërkoni të bëhet të kalojë sërisht nën kontrollin tonë për të ruajtur transparencën me blerësin. Ju mund të shtoni foto ose të ndryshoni përshkrimin pas publikimit. Ju mund të shtoni ose të fshini produktet nga profili juaj në çdo moment. Çdo ndryshim i mundshëm i çmimit do të shfaqet në formën e promocionit në krahun e djathtë të produktit. Nëse ju vendosni të ulni çmimin e produktit ju nuk mund ta ringrini sërisht atë. Kjo nuk konsiderohet si transparente ndaj përdoruesve të tjerë.
8. Si do të shitet?
Urime, nëse jeni regjistruar në stoapeople.com dhe keni publikuar artikullin tuaj të parë për rishitje ju jeni zyrtarisht pjesë e komunitetit tonë. Por çfarë ndodh tani? Si funksionon Stoa?
Stoa i lejon publikimin falas të produkteve çdo përdoruesi të tij. Në momentin që një nga produktet tuaja do të shitet, komisioni i përfituar nga Stoa do të jetë 15%. Komisioni do të zbritet nga shuma e përfituar nga shitësi.
Pas publikimit produkti do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë përdoruesit e platformës. Përdoruesit do të mund të gjejnë publikimin si në faqen e parë të Stoa (kjo në varësi të kohës së publikimit) por edhe duke kërkuar, si në kategoritë e produkteve të ngjashme por edhe duke kërkuar në profilin tuaj. Për çfarëdo lloj paqartësie në lidhje me produktin blerësit e mundshëm do të mund t'iu kontaktojnë nëpërmjet një seksioni komentesh në profilin e produktit.
Nëse blerësi ka shfaqur interes vendos ta blejë produktin, transaksioni do të shoqërohet me një numër i cili do të jetë unik. Pas përfundimit të procedurës së blerjes, një nga korrierët tanë do të vendoset në kontakt me ju për të tërhequr produktin. Shitësi mund të dëshirojë ta dorëzojë edhe vetë produktin pranë zyrave të partnerëve tanë.
9. Çfarë duhet të dini kur t'i dorëzoni produktin korrierit?
- Sigurohuni që produkti të jetë në të njëjtën gjendje si në fotot e publikuara.
- Sigurohuni që produkti të jetë i pastër.
- Sigurohuni që produkti të jetë i paketuar dhe të ketë detaje të produktit bashkangjitur. Detajet me të cilat pakot duhet të jenë të shoqëruara janë; kodi i produktit, numri i porosisë.
- Sigurohuni që produkti të shoqërohet me të gjitha detajet që mund të jenë përfshirë në seksionin e përshkrimit përfshirë certifikata origjinaliteti apo aksesorë ekstra.
Është e rëndësishme që t'i përgjigjeni në kohë korrierëve tanë. Kjo sepse vonesa të mundshme mund të çojnë në anullimin e porosive. Nëse shitësi nuk e vendos në dispozicion të korrierit produktin për 48 orë, atëherë shitja do të anullohet dhe blerësi do të rimbursohet. Një politikë e tillë nuk do të jetë e aplikueshme në momentin që ka një marrëveshje midis shitësit dhe blerësit. Në një rast të tillë shitësi është i lutur të informojë Stoa me anë të një emaili.
Pasi tërhiqet nga korrieri, produkti magazinohet pranë Stoa nga ku inspektohet për herë të fundit nga skuadra jonë. Pas kësaj produkti paketohet nën logon e Stoa dhe dërgohet drejt blerësit final.
10. E rëndësishme
Duke ju falenderuar për interesin e treguar, ju ftojmë të na shkruani në info@stoapeople.com për çdo paqartësi. Është e rëndësishme që të respektoni angazhimet tuaja. Anullimet e porosive mund të çojnë në rimbursim të blerësit dhe mund të ndikojnë në vlerësimin tuaj. Nëse keni probleme ose pyetje, raportojini brenda 48 orëve nga momenti i dorëzimit.
11. Po pagesa si do funksionojë?
Në përfundim të transaksionit, blerësit do t'i jepen disa mundësi pagese për produktin. Mundësitë e pagesës do të jenë:
- Pagesë me kartë
- Pagesë me PAYPAL
- Pagesë në dorë në momentin e dorëzimit
Në të gjitha rastet ndërmjetësi i këtij transaksioni do të jetë stoapeople.com. Pagesa do të ngelet në një llogari ndërmjetëse deri në 48 orë pas dorëzimit të artikullit tek klienti. Periudha prej 48 orëve është konsideruar e mjaftueshme për çdo lloj reklamimi të mundshëm nga klienti në lidhje me produktin. Pas afatit kohor prej 48 orësh, shitësit do t'i transferohen në llogari pagesa e përfituar pas zbritjes së komisionit të Stoa. Shitësi mund të zgjedhë të tërheqë pagesat në dorë pranë zyrave tona pasi të ketë dakortësuar me skuadrën tonë.